Filozofia ime personale është zhvilluar përgjatë shumë viteve dhe natyrisht erdhi në ekzistencë në një moshë shumë të re. Edhe në moshë të re një djalë 6 vjecar, derisa rritesha në një familje të klasës punëtore nga një fshat i vogël, unë dëshiroja të bëhesha fermer dhe vetëm fermer. Gjyshi im, i cili mirëmbante një fermë të vogël ishte një inspirim për mua qe nga mosha e re. Ai më tha që nëse dëshiron një ditë të bëhesh fermer atëherë duhesh të studjosh bujqësinë, të fillosh të fitosh jetën që të keshë të holla për të filluar të drejtosh një fermë familjare. Më vonë në jetën time e ndoqa këshillën e gjyshit tim dhe u regjistrova në një program bujqësor në një Universitet fokusuar në shkencën e prodhimit t e bimëve dhe kultivimin e tokës, e cila më ofroi njohuri teknike të shkencës përveq ekologjisë dhe biodiversitetit. Shumë vite pas, me pervojën time profesionale si menaxher i mjedisit me më shumë se 20 vjet përvojë pune, unë vendosa që njohuritë e mia profesionale ti përfshijë në pasionin tim në fermë organike duke siguruar bimë mjekësore.

 

Dëshira ime për të ndërtuar një të vërtetë shumë-funksionale, me pasuri rurale të larmishme, me mundësi të rritjes së bagëtisë në një mjedis të bujqësisë së qëndrueshme, më motivoi mua për të kërkuar tokë. Kam kërkuar për gati 10 vjetë tokën që të mundem ti përfshijë filozofitë e mia të prodhimit në mjedis të shëndoshë ku ka biodiversitet të mjaftueshëm. Gjatë punës sime profesionale ne Sërbi, unë kalova rastësisht në një komunë të vogël Zasavica (mjedis I mbrojtur natyralisht) dhe e gjeje një mundësi për të blerë disa hektarë tokë. Toka ka qenë e papunuar dhe më është dashur një sezonë që ta pregadisë për kultivimin primarë dhe për rregullimin e infrastrukturës së domosdoshme.Duke kujtuar mënyrën e jetesës në fshatin e vogël ku unë u rrita më lëjohet sot që të kombinoj metodat e vjetra tradicionale të bujqesisë me arritjet teknologjike që të prodhojmë kualitet të lartë të produkteve që luftojnë kundër sëmundjeve.

Përshëndetje të përzemërta, Ewald Spitaler

 

  • Zhvillim të qëndrueshëm pa ndonjë kemikate – prej më shumë se tri vjetë ne dëshmojmë qëllimin me zero kemikate;
  • Prodhimi bio-organik sipas standardeve ndërkombëtare dhe më të larta
  • Metodat tradicionale të bujqësisë të kombinuara me njohuritë e llojit shkencor;
  • Përfshirja e aktivitetit tonë në biodiversitetin ekzistues;
  • Mbrojtja dhe mbarështimi I racave të ruajtura, ruajtja e biodiversitetit ekzistues duke zgjedhur mënyra natyrale;
  • Nuk ka farëra ose bimë me modifikime gjenetike;
  • Përkushtim në bimët mjekësore kundër sëmundjeve të civilizimit si diabeti, kolesterola dhe kanceri;
  • Masat per kursimin e energjisë dhe ujit;
  • Prodhimi I energjise alternative si nga briketat e kallamit ose pylli energjik;
  • Logoja jonë e “Lejlekëve” garanton për filozofinë që qëndron mbrapa produktit;
  • Shpërndarja e filozofisë sonë dhe “mësimi I mësuar” dhe “gjetja e miqëve”
Back